Ballina Sport Motta ua tregon derën një grumbulli lojtarësh të Juves me në krye...

Motta ua tregon derën një grumbulli lojtarësh të Juves me në krye Chiesën

22
0

Trajneri i ri i Juventusit e ka nisur një eksod lojtarësh nga Zonja e Vjetër.

“[Federico] Chiesa dhe të gjithë lojtarët tjerë që nuk janë ftuar për ndeshjen e sotme nuk janë pjesë e projektit”, ka thënë Motta përmes Romeo Agrestit.

“Ne kemi qenë të qartë me ta. Ata duhet ta gjejnjë një zgjidhje të re dhe një klub të ri sa më shpejt që është e mundur”.

Lojtarët tjerë që nuk janë ftuar nga trajneri janë Artur Melo, Mattia De Sciglio, Filip Kostiq, Arkadiusz Milik, Weston McKennie dhe Wojciech Szcesny.