Ballina Lifestyle (+16) Pamje të rënda: E reja dhunohet keq në Tiranë, thotë se...

(+16) Pamje të rënda: E reja dhunohet keq në Tiranë, thotë se ish- banorja e BBVA dhe motra e saj e rrahën brutalisht

83
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në Tiranë.

Vajza e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar me pamje dhe me emra, se është dhunuar fizikisht teksa ishte duke ngrënë darkë.

Ajo thotë se dikush e ka goditur nga pas dhe i theu një gotë në fytyrë, ndërsa fajtor për këtë sulm bën Mariela dhe Antonela Berisha.

Kjo e fundit është e njohur për publikun si ish-konkurrente e formateve ‘Përputhen’ dhe ‘Big Brother VIP’.

Ajo thotë se dëmtimet janë të rënda, ndërsa ka publikuar edhe një mesazh, ku i thuhet se “dhurata” nuk ishte nga Antonela, por Mariela, pasi pretendohet se vajza e dhunuar ka hyrë mes një çifti.