Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një anije kontejnerësh të ankoruar në portin Ningbo-Zhoushan në provincën lindore Zhejiang të Kinës, Ky port konsiderohet si më i ngarkuari në botë.
Aktualisht, nuk janë raportuar viktima apo të plagosur.
Shpërthimi ishte shumë i fortë, ndërsa flakët dhe tymi mbuluan zonën. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi ngjarjen, ndërsa një ekip po heton mbi rrethanat e shpërthimit që tronditi portin kinez.