Ballina Aktualitet Biznesi i vdekjes: David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë...

Biznesi i vdekjes: David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe Shkëlzen Berishën

0
33

David Packouz, ortaku i Efraim Diverolit që lidhi kontratë me qeverinë shqiptare me vlerë 300 milionë dollarë për tregtinë e fishekëve, ka rrëfyer takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë, si dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Packouz është një prej dëshmitarëve që SPAK ka kërkuar që t’i merret dëshmia përmes letërporosisë në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Ndër të tjera Packouz flet edhe per biznesmenin Kosta Trebicka, i cili pas tragjedisë së Gërdecit denoncoi aferën, por fill më pas humbi jetën në një aksident në qarkun e Korçës.

Ish-zëvëndës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY”, ortak me Diverolin pretendon se politika shqiptare ishte e përfshirë në këtë proces.

Sipas tij, Efraim Deviroli e siguroi kontratën nëpërmjet Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën.

‘Ai (Deviroli) shkon në Shqipëri! Shkon dhe takohet me drejtorin e kompanisë shqiptare të eksportit Ylli Pinarin. Evetualisht, Ylli thotë: Do bëjmë një takim me personin që i merr këto vendime! Dhe ai bën takim me një person që quhej Deliorgji. Deliorgji, gjë që e zbuluam më vonë, ishte kreu i mafies shqiptare. Dhe në një farë mënyrë u përfshi me këtë gjë dhe është i lidhur me djalin e kryeministrit, i cili ishte gjithashtu në takim.

Po kështu ndodh, edhe në Rusi! Qeveria dhe mafia, bashkëpunojnë me njëra-tjetrën! Kështu që Deliorgji i thotë Diverolit: E kuptoj që t’i do një çmim më të mirë dhe e di që je duke paguar, këtë personin tjetër Kosta Trebickën, këtë shqiptarin tjetër, për ripaketimin e municioneve! Atëherë pse nuk ma jep mua kontratën e ripaketimit? Unë do t’i ripaketoj dhe do të bëj para nga ajo kontratë dhe të jap një çmim më të ulët për municionet?

Efraim thotë: Po, kjo me duket ide shumë e mirë! Ai është i pushuar… t’i sapo u punësove!

Dhe Kosta që zotëronte kompaninë e ripaketimit më merr dhe më thotë: Më kanë ngelur paketime me vlerë 20 mijë dollarë! Këto nuk do t’ju duhen gjithsesi, atëherë pse nuk i blini nga unë? Që mos të humbas 20 mijë dollarë me këto paketime.

Edhe i them Efraim-it: Pse nuk i blejmë këto paketime nga ai? Edhe ai thotë: Varja atij! Çfarë mund të bëj ai? Edhe unë i thash… Efraim, ai di çdo gjë! Ai e di për ripaketimin dhe pse po e bëjmë ne këtë! Jepi 20 mijë dollarë! Ne kemi një kontratë prej 300 milionë dollarësh!

Si përfundim, Kosta u mërzit vërtetë shumë! Dhe kontaktoi me New York Times dhe u tregoi se çfarë ishim duke bërë. Dhe kontaktoi me FBI-në dhe u tregoi se çfarë ishim duke bërë! Dhe gabimi me i madh i tij ishte se ai kontaktoi me gazetarinë shqiptare dhe u tha atyre që politikanët shqiptarë ishin duke përfituar nga kjo marrëveshje. Një javë më vonë, ai përfundon i vdekur. Në një aksident shumë të dyshimtë me makinë. Asnjë nuk e beson se ishte vërtetë një aksident, por e bënë të dukej si të tillë!’- tha Packouz.