Sulmuesi Florijan Kadriu dhe drejtuesit e klubit të futbollit Erzeni kanë rënë dakort që lojtari në fjalë të firmosë për një sezon me ekipin e futbollit Erzeni të qytetit të Shijakut duke u rikthyer sërish në gjirin e kësaj skuadre pas aventurës në Azerbaxhan me ekipin e Atyray.
Sulmuesi 27-vjeçar nga Kërcova e Maqedonisë shkëlqeu sezonin e kaluar me fanelën shijakase ku bashkë me shokët e tij të ekipit dhanë një kontribut të cmuar që shijakasit e Erzenit të ishin sërish në 10-të më të mirët e futbollit shqiptar.
Kadriu në pozicionin e tij në fushën e blertë të lojës luan në repartin e sulmit, dhe rikthimi i tij me fanelën shijakase është një vlerë e shtuar për trajnerin Alfred Deliallisi dhe stafin e tij.