Ballina Politika Basha tregon udhëzimin e 91-shit në PD: Vazhdimi i luftës së klasave....

Basha tregon udhëzimin e 91-shit në PD: Vazhdimi i luftës së klasave. Pronarët ende s’kanë marrë pronat, ndërsa pjesë të tyre gëzohen nga eksponentë të diktaturës

23
0

Gjatë bisedës në podcastin e radhës me praninë e disa përfaqësuesve të Pronarëve, Basha ka sjell në vëmendje udhëzimin e ish-kreut të PD në vitin 1991, ku thuhej që të përndjekurit dhe pronarët mbajini afër por mos i promovoni.

Sipas kreut të Demokratëve Euroatlantikë, kjo fjali e tmerrshme ishte thelbi i Katovicës si dhe vazhdimi i luftës së klasave. Basha më tej tha se ndërkohë që pronarët ende nuk kanë marrë pronat, një pjesë e mirë e këtyre pronave gëzohen nga eksponentë të diktaturës.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Disa prej themeluesve që kemi këtu në këtë tryezë, janë themelues të Partisë Demokratike. E mbaj mend udhëzimin e 91-it që mbante firmën e atij që sot pretendon të jetë kreu i partisë ku në udhëzimin e riorganizimit shkruhej, të përndjekurit dhe pronarët mbajini afër por mos i promovoni. Kjo fjali e tmerrshme është thelbi i Katovicës. Është vazhdimi i luftës së klasave që imponoi komunizmi, në realitetin e ri që imponoi rënia e perandorisë sovjetike. Dhe ja ku jemi sot, pronarët akoma si kanë marrë pronat. Ndërsa një pjesë e mirë e këtyre pronave gëzohen, jo të gjitha, një pjesë e mirë e pronave gëzohen nga eksponentë të diktaturës.