Ballina Slider Paris 2024/ Dudaev fiton medaljen e dytë për Shqipërinë, Rama: Kush s’di...

Paris 2024/ Dudaev fiton medaljen e dytë për Shqipërinë, Rama: Kush s’di të gëzohet, t’ia njohim meritën e hudhrës që na mban larg syrin e keq! Begaj: Faleminderit kampion

66
0

Shqipëria ka marrë medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpikë “Paris 2024”.

Mundësi kuqezi, Islam Dudaev, triumfoi në finalen e vendit të tretë, duke marrë medaljen e bronztë.

Sportisti që përfaqëson Shqipërinë, mposhti hungarezin Iszmail Muszukajev me rezultatin  13-12 në kategorinë deri 65 kg.

Të shtunën, Shqipëria mori medaljen e parë olimpike, pasi Chermen Valiev fitoi finalen për të bronztën.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e mundësit Islam Dudaev, i cili i siguroi Shqipërisë medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike. Në një mesazh të ndarë në Facebook, Rama thotë se kush nuk di të gëzohet, lë t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq.

“Ja edhe medalja e dytë Olimpike në historinë tonë. Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”, shkruan Rama.

Një reagim e ka pasur edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili falënderon mundësin e natyralizuar në shqiptar për medaljen që siguroi për Shqipërinë.