Ballina Politika Lulzim Basha premton zgjidhjen e kancerit të pronave: Bono thesari me vlerë...

Lulzim Basha premton zgjidhjen e kancerit të pronave: Bono thesari me vlerë tregu

21
0

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shpërndarë një video nga podcasti i djeshëm me Pronarët, ku vë theksin tek rëndësia që ka zgjidhja e problemit të pronave në Shqipëria. Basha shkruan se programi i Demokratëve Euroatlantikë parashikon kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë.

Postimi i plotë i Bashës:

Pa pronë nuk ka demokraci, prandaj programi i Demokratëve Euroatlantikë ka në qendër reformën e pronës, pa burokraci. Parashikon kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimin e obligacioneve nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin “Uti Possidetis”. Përfundimi i kësaj reforme është dita e parë e Shqipërisë në Europë!