Ballina Rajoni Gëlltiti pesë pako me kokainë, ndërron jetë 44-vjeçari

Gëlltiti pesë pako me kokainë, ndërron jetë 44-vjeçari

44
0

Një 44-vjeçar serb ka ndërruar jetë, teksa ishte me pushime në Korfuz, pasi kishte gëlltitur pesë pako me drogë, të cilat i shkaktuan ileus.

Ai ndodhej me pushime në jug të Korfuzit dhe u gjet i pajetë në shtëpinë ku po qëndronte më 7 gusht.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka rrëzuar qasjen fillestare, se 44-vjeçari ka ndërruar jetë papritur, për shkaqe patologjike.

Ekspertiza gjeti pesë pako plastike me një lëndë narkotike në pluhur, me ngjyrë të bardhë, ndoshta kokainë dhe me peshë 83 gram.

Nga konstatimet e mjekut rezulton se në stomakun e 44-vjeçarit kishte pako të tjera, të cilat ai i kishte nxjerrë.

“Paketimet plastike nuk ishin plotësisht hermetike kur ai i gëlltiti, me rezultat që pas gëlltitjes ato të fryheshin dhe të çonin në ileus dhe thithjen e lëngut gastrointestinal në mushkëri”, shprehen mjekët.