Ballina Europë Incident tragjik, humbin jetën dy emigrantë teksa po kalonin Kanalin Anglez me...

Incident tragjik, humbin jetën dy emigrantë teksa po kalonin Kanalin Anglez me gomone

21
0

Dy emigrantë kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalonin Kanalin Anglez. Incidenti tragjik ndodhi sot, tha një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Rreth 50 emigrantë u shpëtuan nga gomonia, sipas raporteve. Mësohet se ata u kthyen në Francë.

Zëdhënësi i qeverisë britanike tha për Sky News: “Mund të konfirmojmë se ka pasur një incident tragjik në Kanal që përfshin një varkë të vogël në ujërat franceze, e cila ka rezultuar në humbjen e dy jetëve.

Kjo tragjedi e fundit nënvizon rreziqet e tmerrshme të kalimeve me varka të vogla dhe ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar kriminelët e pashpirt që shfrytëzojnë njerëzit e pambrojtur. Mendimet tona janë me të prekurit.”

Sipas Observatorit të Migracionit, 12,646 mbërritje me varka të vogla u zbuluan në gjysmën e parë të vitit 2024, 16% më shumë në gjysmën e parë të 2023.