Ballina Sport Inzaghi pas barazimit ndaj Chelseas: Jemi gati për kampionatin

Inzaghi pas barazimit ndaj Chelseas: Jemi gati për kampionatin

21
0

Interi mbylli përgatitjet parasezonale me miqësoren ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”, që përfundoi në barazim 1:1, teksa trajneri Simone Inzaghi vlerësoi paraqitjen e të tijve.

Tekniku zikaltër pranoi vështirësitë në përgatitje dhe kërkoi që tashmë vëmendja të kthehet nga kampionati, aty ky të shtunën do të nisë sezoni i ri me transfertën ndaj Genoas.

“Përgatitjet verore kanë qenë të vështira, por ishte e pritshme, pasi nuk e kemi pasur grupin e plotë.

Futbollistët po gjejnë ritmin gradualisht dhe ndaj Chelseat pashë shumë gjëra pozitive. Më pëlqeu që ditëm të vuajmë dhe njëkohësisht të vëmë në vështirësi kundërshtarin.

Tani e gjithë vëmendja te ndeshja e parë e kampionatit ndaj Genoas. Skuadra e Gilardinos është në formë dhe ambienti shumë entuziast, ndaj na pret një ndeshje shumë e vështirë”, theksoi Inzaghi.