Ballina Kosovë Zjarr i madh shpërthen shumë pranë aeroportit të Prishtinës, dyshohet se…

Zjarr i madh shpërthen shumë pranë aeroportit të Prishtinës, dyshohet se…

20
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer pas mesnatës në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se nga zjarri në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale.

“Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti.