Ballina Rajoni 23 vjet nga Marrëveshja e Ohrit/ Kur shqiptarët lidhën “kontratë” për të...

23 vjet nga Marrëveshja e Ohrit/ Kur shqiptarët lidhën “kontratë” për të drejtat e tyre në RMV

16
0

Sot mbushen 23 vite që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, për të pasur raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e shtetit.

Kjo marrëveshje u arrit me asistimin e bashkësisë ndërkombëtare, pas konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut më 2001.

Marrëveshja kornizë ndër të tjera është nënshkruar me qëllim promovimin e zhvillimit të qetë e harmonik të shoqërisë, duke respektuar identitetin etnik dhe interesat e qytetarëve të RMV.

Kjo kontratë mes kombësive u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut Boris Trajkovski, kryeministri i kohës Ljubço Georgievski, liderët e LSDM Branko Cërvenkovski, të PPD-së Imer Imeri dhe i PDSH-së Arbën Xhaferi.