Ballina Politika Hakërrimi i Ramës ndaj mediave, Berisha: Po u vërsul shtetin se kanë...

Hakërrimi i Ramës ndaj mediave, Berisha: Po u vërsul shtetin se kanë zbardhur të vërtetën për ngjarjen

17
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se mediat kanë meritë të jashtëzakonshme sepse ato që në minutat e para u bënë avokate të të vërtetës të tmerrshme të vrasjes për gjobëvënie të Egli Progës nga vrasësi gjobëvënës i Rilindjes së krimit, punonjës i shtetit, i sojit të rilindjes, Denis Meçe.

Ai shtoi se pse do gënjente motra e të ndjerit, në një kohë kur polici me uniformë i thotë se u rrëzua në shkallë dhe publikut i thonë sherr banal. Berisha shtoi se Proga është një hero dhe se kjo një vrasje shtetërore, kurse Rama po i vërsul shtetin gazetarëve pse zbardhën të vërtetën.

“Po pse mediat paskan interes dhe sot bashkë me kryepolicin e tij, Met Rrumbullaku, vunë në shënjestër median. Sigurisht mediat kanë meritë të jashtëzakonshme sepse ato që në minutat e para u bënë avokate të të vërtetës të tmerrshme të vrasjes për gjobëvënie të Egli Progës nga vrasësi gjobëvënës i Rilindjes së krimit, punonjës i shtetit, i sojit të rilindjes, Denis Meçe.

Po pse do gënjente motra e të ndjerit, në një kohë kur polici me uniformë i thotë se u rrëzua në shkallë dhe publikut i thonë sherr banal. Sherr banal se nuk pranoi të jepte gjobën? Hero i vërtetë i shqiptarëve, i familjes së tyre. Mënyra se si silleni, del qartë se kjo është një vrasje shtetërore. E kapi policia, kur ai u dorëzua vetë kur i doli emri në të katër anët e Pogradecit. U dorëzua vetë kur doli se i kishte kërkuar xhiron e ditës të ndjerit, heroit të familjes së tij.

Pra, e paskan fajin gazetarët që u thonë shqiptarëve të vërtetat që i fsheh dhe i rrumbullakos Edi Rama me rrumbullakët e tij. Çdo qytetar shqiptar duhet të dijë se Egli që u vra se nuk dha gjobën është i disati qytetar, biznesmen. Në vend që kjo të shqetësojë shtetin, e vërsul atë kundër gazetarëve, kundër qytetarëve, vetëm e vetëm se është narkoshtet dhe nuk ka normë dhe moral. Bën gjithçka për të fshehur krimet e tij, krimet e sojit të tij, sojit të Rilindjes,” tha ai. 

Berisha më tej shtoi se në krye të piramidës së drejtësisë qëndron nëna e një vrasësi. Ai më tej shtoi se ky është narkoshteti.

“Të dashur miq, a nuk ndodhi një vit më parë në Vlorë, gjobëvënësi i anëtares së KLP-së, që i kishte premtuar biznesmenit marrëveshje me mamanë e tij për vendimin, i mori jetën para kamerave. Ku është sot Korba Sahiti? Korba Sahiti është në KLP. A ka hetim, a ka standard në këtë botë? I biri i mori jetën tjetrit, kurse Korba e Vrasësit rri në KLP.

A ka turp, a ka drejtësi, a ka moral? Ky është narkoshteti! A ndodh në botë që të qëndrojë në krye të piramidës së drejtësisë nëna e një vrasësi? Jo vetëm kaq, por vrasësi mund të jetë i lirë sot sepse ia zbutën. Çfarë tregojnë këto? Kjo është fytyra e vërtetë e drejtësisë së re miq. Kjo është drejtësia e narkoshtetit. Vrasjen për gjoba i quan grindje për motive të dobëta. I quan vrasje pa dashje. Qytetarë dhe qytetare, jeta e asnjë njeriu të ndershëm në këtë vend nuk është e sigurt.
Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë betejën tonë me protesta të fuqishme. Ditën e enjte para bashkisë së Tiranës, të premten në Thumanë, të tjerat në Pogradec, në Maliq, në Lushnje, në mbarë Shqipërinë. Shqipëria në protestë është rruga e drejtë, është rruga e fitores, rruga e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!” tha Berisha.