Ballina Aktualitet Parashikimi i motit/ Reshje shiu në disa zona, por temperaturat mbeten të...

Parashikimi i motit/ Reshje shiu në disa zona, por temperaturat mbeten të larta

21
0

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të nxehtë edhe gjatë ditës së enjte, ku temperatura të larta priten në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në jug të vendit.

Për sa i përket motit, kthjellimet do të jenë prezente deri pas mesdite kur pritet grumbullim i vranësirave në zonat përgjatë shtrirjes lindore, duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera më e ulët deri në 40°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Shkodër dhe Elbasan.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.