Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar pamjet nga parku fotovoltaik i Fierit.
Rama e konsideron “investim në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese”.
Kreu i qeverisë deklaron se do të garantojë sovranitetin energjetik të vendit dhe do të përmbushë objektivin strategjik që Shqipëria të jetë eksportuese neto e energjisë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjitik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030🇦🇱 eksportuese neto e energjisë, ju uroj një ditë të bukur🫶”, shkruan Rama.