Ballina Europë Sulmohet dhe plagoset rëndë me thikë babai i Lamine Yamal, talentit të...

Sulmohet dhe plagoset rëndë me thikë babai i Lamine Yamal, talentit të Barcelonës! Po shëtiste qenin, u konfliktua me disa persona në rrugë

14
0

Babai i Lamine Yamal, futbollistit të ri dhe të talentuar të Barcelonës, kampion i saposhpallur i Europës me Spanjën më 14 Korrik të këtij viti, është goditur me thikë dhe u dërgua i plagosur në spital, në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka publikuar gazeta spanjolle ‘La Vanguardia’, sipas së cilës Mounir Nasraoui është goditur me thikë disa herë në një park makinash në Mataro (Badalona), mbrëmjen e djeshme (14 Gusht), pas një debati me disa burra dhe teksa po ecte me qenin e tij. Në konflikt e sipër, agresorët u kthyen për ta sulmuar.

Sipas gazetës, tashmë janë bërë disa arrestime, kurse motivet mbeten ende të panjohura. Sulmi ndodhi në lagjen “Rocafonda” të Mataro, rreth 30 kilometra në veri të Barcelonës, ku Yamal u rrit dhe ku ende jetojnë babai dhe gjyshja e tij. Nasraoui – për fat – nuk është në rrezik të vdesë, por sipas mediave ka dëmtime serioze nga goditjet me thikë në trup.