Ballina Kronika Dhunoi një vit më parë shefin e Policisë Bashkiake Bulqizë, vihet në...

Dhunoi një vit më parë shefin e Policisë Bashkiake Bulqizë, vihet në pranga 19-vjeçari

16
0

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili një vit më parë në bashkëpunim me dy shtetas ka dhunuar shefin e Policisë Bashkiake në Bulqizë.

Ndaj 19-vjeçarit Denis Ternova, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

I shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kapet dhe arrestohet 19-vjeçari.

Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin D.T., 19 vjeç, banues në Bulqizë.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër,  ka vendosur ndaj 19-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”,  pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë goditur me grushta shtetasin E.L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.