Ballina Sport Ancelotti: Mbappe mund t’i shënojë më shumë se 50 gola këtë sezon

Ancelotti: Mbappe mund t’i shënojë më shumë se 50 gola këtë sezon

15
0

Kylian Mbappe e nisi në mënyrë fantastike eksperiencën me Real Madridin.

Ylli francez ishte mjaft aktiv në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Atalantës, të cilën “Los Blancos” e fituan me rezultat 2:0 mbrëmë në Varshavë të Polonisë.

Ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit e shënoi golin e parë në fanellën e bardhë për ta ndihmuar kampionin spanjoll dhe evropian që ta nisë sezonin e ri me një trofe të fituar.

E pas lojës, trajneri Carlo Ancelotti u pyet nëse përfaqësuesi francez ka kapacitet për t’i shënuar 50 gola në këtë sezon me madrilenët.