Ballina Aktualitet Gjergj Luca hap në Shëngjin restorantin e ri, por nuk ua pret...

Gjergj Luca hap në Shëngjin restorantin e ri, por nuk ua pret mendja si ia ka vënë emrin

27
0

Gjergj Luca, përveçse një biznesmen i suksesshëm, është edhe një personazh provokues.

Këtë radhë ai ka vendosur të hapë një restorant në Shëngjin me emrin e… kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Kjo, në një kohë kur Meloni nuk shihet me sy të mirë nga lezhjanët, për shkak të kampit të emigrantëve që Italia ka ngritur në Lezhë.

“Kur kulinaria, arti, politika dhe mirënjohja bëhen bashkë prodhojnë gjëra të bukura.

Ndaj Rozafa vendosi të hapë jo vetëm restorantin më të ri por edhe shtëpinë e mirënjohjes për konsolidimin e miqësisë italo-shqiptare dhe simbol të saj zgjodhëm një grua të fortë.
Mirësevini në tratorinë e ngjyrave, të shijes dhe të epokës së Melonit”, shprehet ai.