Ballina Sport Bayern triumfon ndaj Gladbah, rikthehet te suksesi edhe Leverkusen kryesues

Bayern triumfon ndaj Gladbah, rikthehet te suksesi edhe Leverkusen kryesues

0
52

Bayern Munchen triumfoi 3-1 ndaj B. Monchengladbach, në ndeshjen e kampionatit.

Mysafirët e Gladbahut shënuan gol në minutën e 35-të, me anë të zviceranit Elvedi. Kampionët e Gjermanisë u vendosën në kërkim të golit të barazimit dhe ia dolën të barazojnë llogaritë që në pjesën e parë. Pavlovic dërgoi në festë tifozërinë bavareze, në të 45-tën.

Djemtë e Tomas Tucehl përmbysën ndeshjen në minutën e 70-të. Goli i qetësisë erdhi nga De Ligt, në fund.   Rikthehet te suksesi Leverkusen, pasi mundi pastër 0-2 Darmstadt. Me këtë 3-pikësh, “aspirinat” kryesojnë me 52 pikë, 2 pikë më shumë se Bayern ndjekës.