Ballina Kuriozitete Spanjolli koleksionon 3 mijë e 615 celularë Nokia

Spanjolli koleksionon 3 mijë e 615 celularë Nokia

13
0

Një burrë spanjoll me një dashuri të veçantë për telefonat Nokia, fitoi rekordin botëror Guinness duke mbledhur 3 mijë e 615 celularë unikë.

Banori i Barcelonës, Wences Palau Fernandez tha se dashuria e tij për telefonat filloi kur mori dhuratë një Nokia 3210 gri për Krishtlindje në vitin 1999, dhe në vitin 2008 filloi të mbledhë telefonat Nokia që më parë nuk ishte në gjendje t’i blinte.

Ai përfundimisht u degëzua në mbledhjen e markave të tjera të telefonave, duke grumbulluar koleksionin më të madh në botë të telefonave celularë.

Disa nga telefonat më të pazakontë në koleksionin e tij janë versionet Yoda, Starfighter, Obi-Wan Kenobi, Cyborg dhe Padawan nga koleksioni Nokia 3220 Star Wars Episode III.

“Në koleksionin tim kam modele shumë ekskluzive dhe të vështira për t’u gjetur”, tha ai. “Koleksioni im aktual është rezultat i këmbënguljes dhe përpjekjeve financiare. Nëse jeni koleksionist do ta dini mirë se çfarë dua të them. Është një koleksion që është ende i paplotë, por që vazhdoj ta zgjeroj sa herë që është e mundur”.