Ballina Politika Agron Duka: Misteri i anijeve me mbetje të rrezikshme që u ngarkuan...

Agron Duka: Misteri i anijeve me mbetje të rrezikshme që u ngarkuan në Durrës!

49
0

Deputeti  dhe kreu i PAA, Agron Duka ka reaguar lidhur me dy anijet të ngarkuara me kontenierë të cilat ishin të ngarkuar me mbetje të rrezikshme. Duka ka shprehur shqetësimin se si është e mundur që në një port që nuk del dot një bicikletë  dalin dy anije me mbetje drejt Tailandës. Sipas tij autoritet dhe Qeveria ka heshtur deri tani, ndërsa shtron para tyre dy pyetje.

Postimi i plotë i Agron Dukës

Në Portin e Durrësit, edhe një biçikletë nuk mund ta kalosh kontrabandë (nëse nuk duan ata që merren me kontrollin, kuptohet). Atëherë si është e mundur që janë ngarkuar dy anije me konteinerë me mbetje të rrezikshme dhe janë nisur drejt Tailandës dhe askush nuk di gjë se kush janë, kush i ka autorizuar, çfarë kanë brenda konteinerët, ku do të shkonin, etj. etj.?
Shqetësimi është i madh, për dy arsye:
1. Ku është shteti në këtë operacion misterioz në portin e vetëm të vendit?
2. Çfarë mbetjesh bartin ato anije? Kush i ka prodhuar në vend dhe çfarë rrezikshmërie përbëjnë për njerëzit aty ku janë prodhuar?
Autoritetet shtetërore dhe qeveritare vetëm kanë heshtur deri tani. Prokuroria duhet ta marrë seriozisht një hetim për këtë çështje që ka alarmuar organizatat ndërkombëtare mjedisore, por jo qeverinë dhe shtetin tonë.