Ballina Opinion Edi Rama, një mendje – ngushtë që nuk e di çfarë...

Edi Rama, një mendje – ngushtë që nuk e di çfarë don të thotë komb

22
0

Nga Spartak Ngjela

Shqiptaria sot, me të dy shtetet e saj në Ballkan, është në progres historik.

Kur një popull i copëtuar, i masakruar dhe që territore të gjera ia kanë pushtuar masakruesit e tij, dhe vjen një kohë kur ky, në histori, fiton të drejtën historike, kuptohet se historia e tij ka hyrë në një kahje të të re.

Prandaj na duhet të theksojmë se, procesi historik ku shqiptaria ka hyrë, nuk mund të ndalet dot nga askush, sepse ky proces tani po vijon të ecë në një kahje të re historike. Dhe ky është një progres historik me forcë shumë të madhe.

Në këtë proces ka hyrë shqiptaria që nga viti 2008 e deri më sot.

Por…

E keni dëgjuar psikologjinë që në një mënyrë krejt fjalësh e në abstraksion, prej vitesh e vitesh, po artikulon shprehjen: “Shqipëria nuk bëhet.”

Injorancë. Ligësi prej injorantësh antishqiptarë është kjo.

Nëse Shqipëria është e bërë, për çfarë duhet të bëhet? Zhvillimin i saj nuk është bërje e Shqipërisë, por është niveli i saj ekonomik, i cili tani po duket qartë se ka hyrë në një progres integral.

Armiqtë e shqiptarisë janë në Abstraksion. Asgjë konkrete nuk kanë në dorë më kundër shqiptarëve e shqiptarisë.

Shqipëria e bërë është, dhe kështu ka qenë që nga viti 1912.

Shqipëria sot është në progres të vijueshëm, dhe kjo është thelbësore për kohën tonë.

Por, ata që paguhen nga Athina dhe Beogradi flasin gjatë gjithë kohës kundër Shqipërisë dhe Kosovës…

Por po lodhen kot së koti e fare kot.

Sot janë dy Shqipëri në Ballkanin Perëndimor.

Shqipërinë tjetër, Kosovën, shqiptarët ia moren në vitin 2008 armikut me barbar të antishqiptarizmimit: Serbisë. Një pushtues ky që ka gjakosur shqiptarët, por tani nuk ka më forcë që të bëjë diçka kundër tyre.

Po, ku ka pasur Serbi!  Serbët kanë qenë pushtues të tokave shqiptare dhe që janë inkriminuar kundër shqiptarëve me ndihmën e Rusisë. Por, tani, kapitulli i antishiptarisë është i mbyllur.

Janë dy Shqipëri sot në Gadishullin Ilirik, që duhet ta mendojnë mire një sistem bashkues të përparuar për të ardhmen e tyre.

Reaksioni serb antishqiptar vijon të jetë ende sot në një psikologji kriminale antishqiptare, por nuk ka më forcë të bëjë diçka kundër shqiptarëve.

Një pushtues barbar i tokave shqiptare ka qenë Serbia. Por tani gjithçka po flet për shqiptarët.

Dhe, a e dini ku e ka sot frikën reaksioni kriminal i Serbisë?

Frikën e ka tek bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Po, a ka ndonjë pengesë ky bashkim?

Sipas të dhënave që flasin tregon që Shqipëria nuk po bën hapa drejt një koncepti bashkues me Kosovën, dhe pengesa është Edi Rama. Një  mendje – ngushtë ky që nuk e di çfarë don të thotë komb, që nuk e ndien veten shqiptar nga origjina, por që vetëm pengon raportin zhvillues për bashkimin e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Kot lodhet…

Nuk i bën dot gjë Rama as Shqipërisë dhe as Kosovës. Por, ai frenon ndërmarrjen e zhvillimit të përbashkët ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vetëm pengon.

Por marrëdhëniet e ngushta të Shqipërisë me Kosovën nuk i pengojnë dot më sllavët armiqësorë të Shqiptarëve.

Sot asgjë nuk i bën dot askush botës shqiprare në Ballkanin Perëndimor. Dhe, bashkë me përkrahësit e shitur shqiptarë edhe Serbia, edhe Rusia, asgjë nuk i bëjnë dot më shqiptarisë, që sot është në progres maksimal.

Asgjë.

Edhe Rama në djall do të shkojë, po të vijojë të veprojë si bllokues i bashkimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Keni për ta parë…