Ballina Sport Goditet presidenti mik, luhet me policë te vija anësore e fushës

Goditet presidenti mik, luhet me policë te vija anësore e fushës

17
0

Sërish episode dhune në futbollin turk. Gjatë ndeshjes Goztepe-Fenerbahce ka ndodhur një sulm ndaj presidentit të skuadrës mike, Ali Koc.

Në minutën e 60-të, numri një i Fenerbahçe doli në fushë për shkak të problemeve me hyrjen e tifozëve. Ai donte të zgjidhte situatën.

Gjatë rrugëtimit të tij drejt fushës, nga tribuna u hodhën shumë objekte.

Një shishe me ujë goditi në fytyrë Ali Koc, i cili gjithashtu u shty nga pas nga një burrë, pjesë e stafit të Goztepe (më pas i arrestuar).

Arbitri kërkoi që ndeshja të vazhdonte me policët në vijën anësore: Skena vërtet të papara.