Ballina Ekonomia Turizmi rrit pagat! Shumë të rinj që kanë marrë eksperiencë në Perëndim,...

Turizmi rrit pagat! Shumë të rinj që kanë marrë eksperiencë në Perëndim, po rikthehen në atdhe

13
0

Rritja e pagave në sektorin e turizmit po ndryshon ndjeshëm tregun e punës në zonat bregdetare.

Mjaft të rinj që u larguan për të punuar jashtë vendit në profesione si kuzhinierë, kamerierë dhe role të tjera të ngjashme, po zgjedhin të rikthehen në atdhe.

Arsen Çollaku u kthye nga Gjermania për të punuar si shef kuzhine në plazh. Po ashtu, këtë sezon, edhe Gjergj Plasa la Dubain e Katarin për t’u punësuar në Durrës.

Në përpjekje për të siguruar punonjës dhe përballuar fluksin e turistëve në hotele dhe restorante, shumë biznese kanë rritur pagat. Kjo po nxit kthimin e fuqisë punëtore, veçanërisht atyre që janë larguar dekadën e fundit.

Të kthyerit sjellin me vete dhe përvojën e aftësitë e fituara në vende me traditë në turizëm. Ndaj kjo valë e re e profesionalizmit premton të përmirësojë ndjeshëm standardet e turizmit në vend, duke iu përgjigjur kërkesave gjithnjë në rritje të tregut.