Ballina Aktualitet U rrëzua nga Kisha e Shën Konstandinit mbi disa shkëmbinj, zjarrfikësja shpëton...

U rrëzua nga Kisha e Shën Konstandinit mbi disa shkëmbinj, zjarrfikësja shpëton të riun

26
0

Një i ri është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse në Korçë, pasi është rrëzuar në afërsi të Kishës së Shën Konstandinit.

Sipas informacioneve, mësohet se personi në fjalë bashkë më një tjetër janë ngjitur në këtë kishë në këmbë, por njëri prej tyre ka rrëshqitur.

I riu nuk ka mundur të dalë i vetëm nga shkëmbinjtë, por menjëherë pasi u lajmërua, zjarrfikësja ka bërë të mundur shpëtimin e të tij pa pasoja, i cili gëzon tashmë shëndet të plotë.