Zëvendës presidentja Kamala Harris bëri një paraqitje surprizë në Konventën Demokratike në Çikago, për t’i bërë homazh presidentit Joe Biden.
“Kjo do të jetë një javë e madhe dhe unë dua ta nis duke përshëndetur presidentin tonë të madh, Joe Biden. Joe, faleminderit për lidershipin tënd historik, për jetën në shërbim të kombit tonë dhe për gjithçka që do të vazhdosh të bësh”,- Kamala Harris, zëvendës presidente e Shteteve të Bashkuara.
Katër javë më parë, Biden u tërhoq nga gara për nominimin presidencial për t’i hapur rrugë zëvendëses së tij.
Konventa ka një rëndësi madhore për partinë, pasi ajo do të paraqesë objektivat politikë të së nominuarës presidenciale.
Në event u shfaq edhe Hillary Clinton. Ish-sekretarja e Shtetit duartrokiti Harris për avancimin dhe thyerjen e atij që e quajti “kufiri i fortë prej xhami”.
Gjithashtu në ditën e parë të konventës, disa mijëra protestues mbushën rrugët për të protestuar në mënyrë paqësore kundër luftës në Gaza.
Megjithatë, jo pak protestues u arrestuan pasi kaluan një gardh sigurie të ngritur nga policia.