Kancelari gjerman Olaf Scholz ka hedhur poshtë spekulimet se Berlini planifikon të shkurtojë mbështetjen për Ukrainën. Ai ka bërë një deklaratë për këtë në një intervistë për kanalin televiziv Sat.1.
Scholz u zotua se “asgjë” nuk mund të shkatërrojë premtimet e Gjermanisë për të ofruar mbështetje për Kievin. Gjithashtu, ai u shpreh se i duket i habitshëm debati aktual nëse Berlini synon të shkurtojë mbështetjen ushtarake për Kievin. Scholz kujtoi se qeveria gjermane planifikoi të ndajë 4 miliardë euro ndihmë ushtarake për Kievin vitin e ardhshëm – më shumë se çdo vend tjetër evropian.