Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar për nisjen e një projekti madhor me vlerë prej 20 milionë euro, që ka për qëllim përkrahjen e iniciativave për zhvillimin rural dhe veçanërisht të agroturizmit.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar se ky projekt është një mundësi e artë për komunitetet rurale në Kosovë duke filluar nga komunat veriore.
“Projekti do të përfshijë një sërë aktivitetesh informuese dhe trajnuese për të gjithë të interesuarit, me qëllim që të ofrohet mbështetje dhe udhëzime për aplikim në programet e financimit.
Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria e Kosovës janë të përkushtuara për të qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj”, thuhet në njoftim.