Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon një mbledhje ku pritet të përcaktohet vijueshmërinë e fushatës zgjedhore dhe procesi i zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm në Kosovë. Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote do të kenë 2.047.149 votues.
Pesë ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, caktoi 9 shkurtin si datën përfundimtare për mbajtje të zgjedhjeve. Në përkim me festat e fillim vitit, ajo e përcaktoi si të arsyeshme fillimin e fushatës zgjedhore pas 7 janarit.