Ballina Politika Manjani ngre dyshimin: Përse informacioni zyrtar mbi çështjen e mbetjeve të dala...

Manjani ngre dyshimin: Përse informacioni zyrtar mbi çështjen e mbetjeve të dala nga Porti i Durrësit jepet me…

14
0

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ka reaguar mbi çështjen e mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit.
Sipas Manjanit heshtja të bën të mendosh se diçka po fshihet! Importi dhe depozitimi i këtyre mbetjeve në territorin tonë me tremb për vdekje

Postimi i plotë i Manjanit:

Ende nuk e kuptoj se përse informacioni zyrtar mbi çështjen e mbetjeve të rrezikshme të dala nga Porti i Durrësit jepet me pikatore!?
Nëse është një ushtrim biznesi për të pastruar territorin tonë, thuhet se zonën industriale të Elbasanit, kjo është një gjë e mirë. Është për t’u përshëndetur madje, megjithë respektin për Rrjetin e Bazelit, rrjetin e mediave, BE e madje edhe rrjetin e krebsit po të doni.

Ku ma gjen të pastrohet zona industriale e Elbasanit që ndot jo vetëm Elbasanin. Ka edhe zona të tjera madje si Burreli, Bulqiza, Fushë-Arrëzi që duhen pastruar.
As më duhen fare lejet e deklarat e eksportit.
Jam më i interesuar për deklaratat e importit.
Dmth, qeveria është përgjegjëse për importin dhe depozitimin e mbetjeve dhe jo për eksportin e tyre. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë ne. Ne na intereson territori e mjedisi jonë jo i Kinës, as i Tajlandës.

Por që të qartësohemi kemi nevojë për informacion, të cilin deri tani e marrim me pikatore nga burime indirekte sepse qeveria hesht!
Heshtja ngjan vërtetë keq.
Heshtja të bën të mendosh se diçka po fshihet.
Të gjithë ne gjykojmë për aq info sa jepet.
E përsëris:
nëse kjo çështje është eksport i pastër mbetjes nga territori ynë në drejtim të një shteti tjetër, unë e përshëndes dhe e mbështes.

Importi dhe depozitimi i këtyre mbetjeve në territorin tonë me tremb për vdekje.
Prandaj duhet transparencë!

______________________________________________________________

Kushtetuta e Republikës
Neni 56
Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij.