Ballina Ekonomia Projekti për ndërtimin e termocentralit të Korçës, Shqipëria fiton një tjetër përballje...

Projekti për ndërtimin e termocentralit të Korçës, Shqipëria fiton një tjetër përballje në arbitrazhin ndërkombëtar

9
0

Shqipëria ka fituar një tjetër përballje në arbitrazhin ndërkombëtar me kompani të cilat kanë pasur pretendime për shkelje të kontratave nga ana e shtetit dhe në rastin konkret nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kompania austriake IVICOM Holding GmbH kishte nisur në dhjetor të vitit 2021, një arbitrazh ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë pranë Institutit të Arbitrazhit të Dhomës së Tregtisë së Stokholmit (SCC), bazuar në Traktatin e Kartës së Energjisë (ECT) që mbron investimet e huaja në sektorin e energjisë, raporton A2.

Pretendimi i kësaj kompanie ishte se Shqipëria, përmes vendimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kishte ndërmarrë veprime diskriminuese duke shpronësuar investitorin IVICOM Holding GmbH dhe duke i shkaktuar një dëm të vlerësuar fillimisht prej 50 milionë eurosh, pretendim i cili gjatë proçesit të Arbitrazhit u reduktua përafërsisht 37 milionë euro, plus interesat e akumuluara.

Investimi parashikonte ndërtimin dhe zhvillimin e një termocentrali me turbina me gaz me cikël të kombinuar 500 MW pranë qytetit të Korçës.