Ballina Aktualitet Flet gruaja e policit që plagosi 45-vjeçarin: Raporti intim ka ndodhur vetëm...

Flet gruaja e policit që plagosi 45-vjeçarin: Raporti intim ka ndodhur vetëm një herë…

18
0

Një plagosje e rëndë ka ndodhur të hënën në Tiranë, ku një punonjës policie e ka plagosur një 45-vjeçar, pasi ky i fundit dyshohet se i ka ngacmuar partneren e tij.

Së fundmi, është deklaruar edhe gruaja e të dyshuarit, ku ka njoftuar se, pas presioneve të vazhdueshme të të shoqit, i cili, sipas saj ishte fiksuar se ajo e kishte tradhtuar, i ka pranuar këto akuza, por ka thënë që ka ndodhur vetëm një herë.

“Kam pasur një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta. Kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë, pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kanë qenë vetëm për çështje pune. Prej muajit Janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja” ka thënë ajo.

Më pas, sipas dëshmisë së saj, efektivi i policisë e ka ofenduar dhe rrahur.