Ballina Sport Ronaldo pranë shifrës së 900 golave

Ronaldo pranë shifrës së 900 golave

19
0

44 gola në 45 ndeshje të luajtura sezonin e kaluar, 3 gola në 3 ndeshjet e para të sezonit aktual.

Të gjithë i ka shënuar në moshën 39-vjeçare.

Shifra të pabesueshme për çdo futbollist, normalitet për Cristiano Ronaldon, edhe nëse Al Nassr-i i tij nuk arriti të fitonte Superkupën ndaj Al Hilalit apo edhe ndeshjen e parë të kampionatit kundër Al Raed.

Fenomeni portugez është afër arritjes së një momenti të ri të bujshëm: 900 gola në karrierë.

“Duhet të arrij 900 gola dhe mendoj se do t’ia dal”, siguroi ai disa muaj më parë, gjatë një eventi të FIFA-s.

Tashmë i nevojiten edhe vetëm 2 gola për ta arritur këtë rekord të ri, të cilin shpresonte ta shijonte gjatë Europianit 2024 me Portugalinë, por që nuk arriti të linte gjurmë.