Tashmë është zyrtare që Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nuk janë me çift, pas kërkesës së artistet për divorc. Por çfarë po ndodh me pasurinë e tyre? Mediat amerikane raportojnë se ka dalë në shitje vila e tyre luksoze në Beverly Hills.
Kjo pasuria e madhe e paluajtshme prej 38,000 metrash katrorë, tashmë e listuar në Zilloë (Agjencia më e madhe e tregut të pasurive në SHBA) kap vlerën marramendëse prej 68 milionë dollarë.
Por pronari që do ta marrë këtë super vilë do ti kushtojë jo pak, por 1000 dollarë në ditë për të mbajtur ndezur dritat.

Vetëm vitin e kaluar, fatura e taksave në shtëpinë luksoze të çiftit ishte më shumë se 400,000 dollarë, vlerësoi Zilloë.
Sipas llogaritjeve nga HomeAdvisor dhe Administrata e Energjisë dhe Informacionit të SHBA-së, kostot totale të vlerësuara mujore të shërbimeve bazuar në madhësinë e shtëpisë janë midis 5,000 dhe 20,000 dollarë.
Konkretisht:
Energjia elektrike: Për një rezidencë të kësaj madhësie, me ndriçim të gjerë, ngrohje, ftohje dhe ndoshta një pishinë dhe karakteristika të tjera intensive të energjisë, fatura e energjisë elektrike mund të variojë lehtësisht nga 3,000 deri në 10,000 dollarë në muaj.
Uji: Në varësi të madhësisë së territorit të pronës, duke përfshirë peizazhin, pishinat dhe veçoritë e ujit, fatura e ujit mund të jetë diku nga 500 deri në 2,000 dollarë në muaj.
Gazi: Për ngrohjen, ujin e nxehtë dhe potencialisht një kuzhinë të madhe, fatura e gazit mund të variojë nga 500 deri në 3,000 dollarë në muaj, në varësi të përdorimit dhe efikasitetit të sistemeve.
Siguria dhe mirëmbajtja: Sistemet e sigurisë së nivelit të lartë dhe mirëmbajtja e rregullt mund të shtojnë 1,000 deri në 5,000 dollarë në muaj.