Ballina Europë Prag tragjedie në plazh/ Helikopteri rrëzohet në det, publikohet momenti kur…

Prag tragjedie në plazh/ Helikopteri rrëzohet në det, publikohet momenti kur…

10
0

Një helikopter sportiv i hapur (në formë deltaplani) u rrëzua në det, buzë plazhit në Marina di Minturno të Italisë dhe për pak sa nuk shkaktoi tragjedi të vërtetë.

Ngjarja ndodhi në Latina, ditën e djeshme (22 gusht), rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe për fat të mirë në plazh kishte vetëm pak pushues që u bënë edhe dëshmitarë.

“La Repubblica” publikoi sot edhe pamjet e momentit të aksidentit ajror, teksa shihet mjeti fluturues që kalon mbi vijën e plazhit ku ndodhen dhjetëra pushues dhe më pas rrëzohet atu ku dallgët puthiten me bregun.

Me shumë mundësi piloti u detyrua të bënte një ulje emergjente për shkak të një dështimi të mjetit fluturues të hapur, ose një defekti të mundshëm. Pushues të shumtë u bënë dëshmitarë të përplasjes, nga e cila piloti fatmirësisht shpëtoi i padëmtuar dhe gjithashtu nuk pati të lënduar tek vetë të pranishmit në plazh.