Ballina Kronika Aksident në Tiranë, e reja përplas 18-vjeçarin te vijat e bardha

Aksident në Tiranë, e reja përplas 18-vjeçarin te vijat e bardha

0
14

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 22-vjeçare E.F, banuese në Tiranë ka përplasur me makinë tip ‘Benz’ tek vijat e bardha një këmbësor.

I riu T.M, 18-vjeç është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka ndodhur nga bulevardi “Gjergj Fishta”, me drejtim për në rrugën “Shefqet Musaraj”.

‘E. F., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, nga bulevardi “Gjergj Fishta”, me drejtim me rrugën “Shefqet Musaraj”, në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasin T. M., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.