Ballina Europë E rëndë, 15-vjeçari vret me thikë tre persona dhe plagos 8 të...

E rëndë, 15-vjeçari vret me thikë tre persona dhe plagos 8 të tjerë

25
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën pas një sulmi me thikë nga një 15-vjeçar, i cili u arrestua nga policia.

Policia dhe prokurorët në një konferencë për shtyp të shtunën pasdite, thanë se po hetojnë mundësinë që adoleshenti të ketë folur me sulmuesin.

I riu dyshohet se kishte dijeni paraprakisht për sulmin dhe nuk e kishte denoncuar atë në polici.

Ai u ndalua mëngjesin e sotëm pasi dy gra raportuan se kishin dëgjuar një bisedë mes 15-vjeçarit dhe dikujt tjetër, teksa diskutonin për sulmin.

Prokurori Markus Caspers u shpreh se autoritetet janë ende në kërkim të motiveve dhe në kërkim të një autori mashkull.
Nuk ka asnjë lidhje të qartë midis njerëzve që u sulmuan dhe autorit thanë autoritetet, duke shtuar më shumë dyshimet për një sulm terrorist.