Ballina Kronika Ra nga shtylla e tensionit teksa punonte, elektriçisti dërgohet me urgjencë në...

Ra nga shtylla e tensionit teksa punonte, elektriçisti dërgohet me urgjencë në spital

95
0

Një 54-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Traumës, pasi ka rënë nga shtylla e tensionit teksa punonte.

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në fshatin Trun, Fushë Arrëz shtetasi G. K., 54 vjeç( elektriçist), po bënte disa punime në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët.

Gjatë punës aksidentalisht shtylla është rrëzuar dhe shtetasi G.K, ka pësuar dëmtime.

54-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Taumës në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.