Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar tre largimet e ardhshme të Barcelonës në këtë afat kalimtar të verës.
Megjithatë, klubi katalunas ende nuk e ka përfunduar biznesin e largimeve dhe sipas Romanos, ata do t’i largojnë edhe tre lojtarë së shpejti.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar tre largimet e ardhshme të Barcelonës në këtë afat kalimtar të verës.
I treti do të jetë Clement Lenglet që do t’i bashkohet Atletico Madridit në formë huazimi deri në fund të sezonit. Skuadra e La Ligës pritet të paguajë pjesën më të madhe të pagës së francezit, teksa Barça do të zgjasë kontratën e tij.
Të gjitha këto marrëveshje pritet të realizohen në ditët në vijim. Ansu Fati, Eric Garcia, Pablo Torre, Hector Fort dhe Alex Valle gjithashtu mund të largohen para mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator.
Më herët, Barcelona u nda me Ilkay Gundogan, Sergi Roberto, Julian Araujo, Marcos Alonso, Oriol Romeu, Sergino Dest, Chadi Riad dhe Marc Guiu.