Ballina Kulturë Stepaniuk: Kultura dhe gjuha shqipe është shumë e veçantë

Stepaniuk: Kultura dhe gjuha shqipe është shumë e veçantë

12
0

Një vit më parë hulumtuesi i ri polak, Jakub Stepaniuk, përfundoi studimet për Ballkanin Perëndimor.

Kurse së fundi ishte angazhuar edhe në hulumtime rreth komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë.

Stepaniuk, i cili është pjesëmarrës në seminarin e gjuhës, teksa po vizitonte këtë të shtunë Prekazin, tregon se si arriti ta mësojë gjuhën shqipe.

“Kam bërë pushimet me prindër në Kosovë dhe Shqipëri. Me pëlqejnë gjuhët e huaja dhe unë pasi flasë polonishte është shumë e lehtë për mua të mësoj gjuhën shqipe dhe për mua ishte shumë interesante. Gjuha shqipe për mua është shumë e veçantë, nuk mund të kuptoja asgjë por mendova që mund të filloi të hyjë në botën shqiptare dhe të filloj”, tha për RTK, Jakub Stepaniuk, hulumtues polak

Gjatë vizitës në Prekaz ai thotë se edhe Prekazi është një vend i veçantë për hulumtues të rinj.

“Prekazi është një vend i veçantë për historinë moderne të Kosovës,  dhe është shumë e rëndësishme për gjithë pjesëmarrësit në seminar qe duan të studiojnë dhe të kuptojmë më shumë  për historinë e Kosovës dhe ngjarjet në Prekaz”, tha ai.

Kurse sa i përket kulturës, tregon se i pëlqen kultura kosovare dhe për njerëzit në Kosovë thotë se janë shumë të hapur e kureshtarë.