Ballina Kuriozitete Një test nga një kompani britanike ka treguar se gjaku – nga...

Një test nga një kompani britanike ka treguar se gjaku – nga një spital në tjetrin – mund të bartet sigurt edhe përmes dronit

11
0

Në një studim kërkimor për të kontrolluar qëndrueshmërinë e gjakut të bartur përmes dronit, dhjetë njësi të qelizave të gjakut të mbushura u transportuan në një udhëtim 68 km me ajër.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, testi është kryer nga NHS Blood and Transplant (NHSBT) dhe kompania e logjistikës mjekësore Apian.

Veç dhjetë njësive të transportuara me dron, thuhet se dhjetë pako identike janë transportuar përmes transportit rrugor.

Pas vlerësimit, rezultatet treguan se të dy grupet mbetën të zbatueshme, pa dallime të rëndësishme në profilet biokimike ose hematologjike të gjakut, të cilat përcaktojnë nëse ai ka ruajtur cilësinë dhe mund të përdoret për qëllime klinike.

Studimi ishte i pari në një seri provash të NHS për të konstatuar fizibilitetin dhe sigurinë e shpërndarjes së furnizimeve mjekësore përmes dronit, i cili mund të jetë më i shpejtë dhe më miqësor ndaj mjedisit sesa udhëtimi rrugor.

Kjo thuhet se është hera e parë në Mbretërinë e Bashkuar që “paketat” e gjakut janë dorëzuar nga dronët që “fluturojnë përtej vijës së shikimit”, që do të thotë se piloti nuk mund ta shohë dronin fizik ndërsa udhëton, në vend që ta monitorojë atë nga distanca.

Itinerari ishte planifikuar me kujdes me Autoritetin e Aviacionit Civil (CAA) që autorizon hapësirën ajrore të përdorur, si pjesë e një sërë konsideratash sigurie të vendosura.