Ballina Ekonomia Kredia për biznesin u rrit me 12%, ekspertët: Ndikim investimet në turizëm...

Kredia për biznesin u rrit me 12%, ekspertët: Ndikim investimet në turizëm dhe infrastrukturë

37
0

Kredia për biznese në  gjashtëmujorin e  parë të vitit ka pësuar rritje me 12%, shifër që sipas Bankës së Sqhipërisë, tregon për një rritje rekord gjatë dekadës së fundit.

Gjatë kësaj periudhe, bankat kanë kredituar kryesisht biznesin e madh, pas një stanjacioni që kredia për këtë grup shfaqi në dy vitet e fundit.

“Faktorët se pse janë disa: Pjesa e investimeve që po bëjnë biznezet private, kryesisht në sektorin e turizmit. Faktor tjetër janë investimet publike që janë dhënë me forma të ndryshme të PPP, projeket infrastrukturore. Faktor tjetër kemi më pas edhe krizën që kaluam. Pas asaj krizës së madhe të çmimeve që kaluam kur nisi lufa në Ukrainë që u shoqërua me rritje të ndjeshme të interesave, këtë vitin e fundit shohim mjë stabilizim dhe ky mund të jetë faktor që ka cuar në rritje dyshifrore të kreditimit”, tha Klodian Muço, ekspert për ekonominë.

Thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë janë financuar nga bankat, por sërish kredia e dhënë për bujqësinë në raport me kreditimin e bizneseve është thuajse e papërfillshme.

 “Kjo ndodh sepse sektori bujqësor vuan nga një informalitet shumë i lartë, varet shumë nga kushtet klimatike, është një sektor që gjithmonë ka nevojë për mbështetje, subvencione dhe kredi”, shtoi Muço.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, bizneset e morën kredinë më së shumti në lekë, ndërsa kredia në valutë u rigjallërua në gjashtë muajt e parë të vitit.