Ballina Sport Suksesi i parë me Bajernin, trajneri Kompany me këmbë në tokë: Nuk...

Suksesi i parë me Bajernin, trajneri Kompany me këmbë në tokë: Nuk ishim perfekt, vijojmë të shohim përpara

14
0

Bayerni i Mynihut e nis me fitore sezonin e ri në Bundesliga. Vincent Kompany arrin suksesin e parë si teknik i bavarezëve, në sfidën përballë “ujqërve” të Wolfsburg. Skuadra e Bayernit vuajti shumë për të arritur suksesin, përballë një skuadre si Wolfsburg që e vuri shumë në vështirësi.
Pjesa e parë ishte më e mirë për miqtë, të cilët gjetën edhe avantazhin me Musialën në minutën e 20-të.

Por fraksioni i dytë nisi me befasi për bavarezët, pasi e panë veten në disavantazh brenda 8 minutash, kur u ndëshkuan dy herë nga korati Majer.
Por ekipi i Kompany nuk u dorëzua dhe vijon të ishte aktiv në gjysmëfushën kundërshtare duke vendosur në presion vendasit. Në minutën e 65-të pas një karamboli në zonë ishte Kaminski që në mënyrë të pavullnetshme dërgoi topin në portën e tij duke shkaktuar autogol.

Kur u mendua se çdo gjë po shkonte drejt barazimit, ishte një aksion i rrjedhshëm i Bayern, që u finalizua më së miri me një diagonale të bukur nga Serge Gnabry 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, për t’i dhënë suksesin e parë bavarezëve në kampionat, pavarësisht vuajtjeve.
Në këtë mënyrë Bayerni “kopjon” kampionët e Bayer Leverkusen, duke fituar në transfertë në fund, me të njëjtin rezultat.

Në fund të ndeshjes i lumtur u shfaq Vincent Kompany, për arritjen e fitores së parë si teknik i bavarezëve në kampionat:
“E shijova, ishte fitorja ime e parësi trajner në Bundesliga. Në pjesën e parë dominuam, por për shkak të gabimeve u ndëshkuam me dy g
Gabimet ndodhin e rëndësishme është që skuadra të reagojë. Patëm kurajon të fitonim ndeshjen në fund. Nuk ishim perfekt, por vijojmë të shohim përpara”, tha tekniku i bavarezeve. /BW