Ballina Kosovë Kosova ’24: E para në nacionalizëm dhe vorrfni…

Kosova ’24: E para në nacionalizëm dhe vorrfni…

15
0

Halil Matoshi ka publikuar një listë nga “World of Statistics”, ku Kosova është rënditur e dyta si vendi më i varfër në Evropë.

“World of Statistics” ka publikuar renditjen e vendeve më të varfra në Evropë, ku në krye të listës është Ukraina, e cila është në luftë me Rusinë, kurse Kosova, është renditur si vendi i dytë më i varfër.

Postimi i plotë Matoshit:

1.
Me rritjen e nacionalizmit etnik
rritet vorrfnia, mjerimi social, psikopatologjia shoqnore.

2.
Me rritjen e popullizmit me finesa fashiste, rritet besimi në dogma e liderë sehirbaza; rritet religjioni dhe besimi në magji!

Rriten çmimet!

3.
Ulet solidarësia qytetare, ulen deri në zbehje miqësitë dhe aleancat, kuotat arsimore (PISA), respekti për dijen e dijetarët; ulet cilësia e jetës dhe nderi e integriteti personal.
Ulet vetrespekti.

P.S.Kosova nacionaliste nget me u la n’Ujman dhe mësynë nji urë që nuk t’çon askund, porse âsht e para në Europën gjeografike për nga vorrfinia (Ukraina âsht në luftë!?);