Ballina Politika Rekord i bashkisë së Shijakut. Përfundojnë 1780 dosje për banesat informale të...

Rekord i bashkisë së Shijakut. Përfundojnë 1780 dosje për banesat informale të ndërtuara në 20 vitet e fundit

18
0

Përshëndetje Z.Arbana. Si po ecën puna në bashkinë Shijak, pas vlerësimit të dhënë nga Kryeministri dhe përgjegjësisë se re për të mbyllur të parët me sukses edhe procesin e legalizimeve?

Përshëndetje! Do doja të ndaja përmes portalit tuaj, një lajm të mirë në fakt, pas punës intensive që ka bërë stafi i dedikuar për inspektimin dhe verifikimin e banesave informale, bashkia Shijak ka mbyllur me sukses evidentimin dhe plotësimin e dosjeve fizike për çdo banesë informale.
Pas nismës së Kryeministrit Rama për legalizimet e këtyre banesave, në ndihmë të së cilit u vunë dhe bashkitë, stafi i dedikuar i bashkisë ka trokitur në çdo familje për inspektime.

Mund të na thoni më konkretisht në Shijak se sa familje jetojnë në banesa të palegalizuara?

Siç e theksova dhe më lart stafi i bashkisë ka trokitur derë më derë dhe nga 10500 inspektime janë evidentuar rreth 1780 banesa informale të ndërtuara në mbi 20 vjet.

Përgjegjësia e institucionit që ju drejtoni është vetëm identifikimi i tyre?

Përveç identifikimit, risi në këtë proces për qytetarët e Shijakut është ndihma që i kemi dhënë çdo familje duke i bërë gati Gent-planet e banesave të tyre, falas. Ne bashkëpunojmë me ASHK-në si një punë zinxhir deri në arritjen e qëllimit përfundimtar dhe të shumëpritur për qytetarët e Shijakut që duan të gëzojnë një banesë të legalizuar.

Si po vijon puna me këtë bashkëpunim?

Pas mbarimit me sukses nga ana e bashkisë dhe përcjelljes së informacionit edhe dosjeve drejt ASHK-së, menjëherë është përgjigjur drejtoria e këtij institucioni për të bërë të mundur certifikimin e tyre. Jam krenar dhe entuziast për punën që kemi bërë, për më tepër që kemi punuar në sezonin e pushimeve, periudhën korrik-gusht.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!/bulevard news