Ballina Politika Deputeti Agron Duka: Stuhia nuk është justifikim, por thirrje për të vepruar!

Deputeti Agron Duka: Stuhia nuk është justifikim, por thirrje për të vepruar!

11
0
Përtej akuzave politike, situata e krijuar mbrëmë në Tiranë është vërtet alarmante. Jo për nga shkalla e dëmeve, por për nga shkalla e përsëritjes.
Ne nuk mendojmë se stuhinë dhe shiun e shkaktoi qeveria, por ne mendojmë se qeveria, e veçanërisht bashkia e kryeqytetit, duhet të mendojnë seriozisht për një qytet që të përballojë edhe çmenduri të tilla të motit. Nuk mjafton të thuhet se “nuk është me dorën tonë.”
Moti jo, ai nuk është në dorën tonë, por ndërtimi i një infrastrukture më të fortë, kanalizime më të gjera, këto po, janë në dorën tonë.
Klima dhe moti kanë ndryshuar. Kjo nuk është një fantazi aktivistësh mjedisorë. Ata që nuk ndryshojnë jemi ne. Ne duhet t’i përshtatemi natyrës dhe jo natyra neve. Ndryshe nuk mbijetojmë. Ne do të përballemi me kapricio edhe më agresive të motit, kjo nuk ka më asnjë dyshim.
Ndaj, PAA i bën thirrje Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë Qendrore të konsiderojnë një plan afatgjatë investimesh në infrastrukturën kulluese, në mënyrë që qyteti të mos përmbytet rregullisht, edhe me një “pikë” shi. Pale më nga stuhitë e rënda.