Ballina Rajoni Dejan Rakoviç dënohet me burg, ja kush është pjesëtari i BIA-s që...

Dejan Rakoviç dënohet me burg, ja kush është pjesëtari i BIA-s që “tradhtoi” serbët

0
8

Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA), në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, UKP dhe SBPT, dhe me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Jagodinë, më 14 nëntor 2023, arrestoi Dejan Rakoviçin nga Beogradi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të spiunazhit, nga neni 315 i Kodit Penal të Serbisë.Pas procedurës hetimore, Dejan Rakoviç, më 22 gusht 2024, në Prokurorinë e Lartë Publike në Jagodinë, ka nënshkruar Marrëveshjen për njohjen e veprës penale që i ngarkohet , në bazë të së cilës është miratuar aktgjykimi i Gjykatës së Lartë në Jagodinë, me të cilin u dënua me 4.5 vjet burg.

Siç shkruan media serbe “Blic”, Rakoviç u punësua në fillim të vitit 2022 nga Shërbimi Informativ (OS) i Shqipërisë, si dhe e ashtuquajtura Agjencia e Inteligjencës Kosova, me urdhër të së cilës ka mbledhur informacione të rëndësisë së sigurisë, duke ndihmuar në këtë mënyrë punën e këtyre shërbimeve dhe duke krijuar rrjetin e tyre të inteligjencës në territorin e Serbisë, punën e të cilit e ka menaxhuar drejtpërdrejt, por edhe përmes lidhjeve të tij, të cilat i ka përfshirë në aktivitetet e lartpërmendura, të paligjshme.

Duke filluar nga viti 2022, Rakoviç merrte vazhdimisht detyra nga pjesëtarët e shërbimit shqiptar dhe për kompensim monetar, sipas të cilave, ndër të tjera, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022, ai mblidhte të dhëna për anëtarët e lartë të BIA-s. Sipas “Blic”, në veçanti, dhe si prioritet, ai u angazhua në mbledhjen e të dhënave për ngjarjet në veri të Kosovës, duke filluar nga dhjetori i vitit 2022, kur u ngritën barrikada në shenjë proteste ndaj vendimeve të dëmshme të institucioneve të përkohshme të Prishtinës.