Përplasja e një kamioni në një lokal ka shkaktuar vdekjen e 11 personave, ndërsa 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Republikën Domenikane.
Sipas drejtorit të qendrës së shëndetit publik në Aswa, Joel Montano, shoferi i kamionit, i cili është në mesin e të viktimave humbi kontrollin e automjetit duke u përplasur me lokalin. Numri i viktimave pritet të rritet, pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën.